MASHT

Është vendosur gurthemeli i Qendrës së Kompetencës dhe i sallës së sportit të Shkollës “Ali Ajeti”

29 Nëntor, 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi kanë bërë vendosjen e gurthemelit të Qendrës së Kompetencës në fshatin Livadicë dhe të sallës sportive të Shkollës “Ali Ajeti” në fshatin Sfeçël në Komunës së Podujevës.

Kryeministri Albin Kurti me rastin e vënies së gurthemelit tha se, investimet e bëra nga Qeveria, edukimi dhe ekonomia po bëhen bashkë, po ashtu i inkurajoi kryetarët e komunave që të bëjnë kërkesa në Ministrinë e Arsimit, për ndërtimin e çerdheve.

Ministrja Nagavci theksoi rëndësinë e ndërtimit të Qendrës së Kompetencës, e cila e lidh edhe më shumë shkollimin me ekonominë, duke ofruar mundësi për implementimin e projektit për edukimit dual.

Projekti për ndërtimin e kësaj Qendre është bashkëfinancuar nga MASHTI dhe Komuna e Podujevës në vlerë totale 2.43 milionë euro.

Ndërsa projekti për ndërtimin e sallës sportive në Shkollën “Ali Ajeti”, të fshatit Sfeçël të Komunës së Podujevës, kap shumën prej 300,000 euro dhe është financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Last modified: 29 Nëntor, 2024