MASHT

Është vendosur gurëthemeli i çerdhes së gjashtë publike në qytetin e Gjilanit

4 Mars, 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë vendosur gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan, projekt i Ministrisë së Arsimit në vlerë mbi 800 mijë euro.

Kryeministri, Albin Kurti me këtë rast ka theksuar se, çerdhja e re e cila pritet që brenda dymbëdhjetë muajve të vihet në funksion, do të jetë çerdhja e gjashtë publike në qytetin e Gjilanit.


 
Kryeministri Kurti po ashtu bëri të ditur se, çerdhja do të ketë sipërfaqe prej 886.36 m² dhe kapacitet për sistemimin e 80 fëmijëve.
 
Investimet në komunën e Gjilanit gjatë këtij mandati qeverisës, në total kapin vlerën 6,654,379.79 euro.

Last modified: 4 Mars, 2025