MASHT

ËSHTË HAPUR EDICIONI I 39 I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE

23 Gusht, 2021

Është hapur edicioni i 39 i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në të cilën po marrin pjesë studiues nga vende të ndryshme të botës.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili tha se albanologjia është shkencë që drejton dijen shqiptare. Ndër të tjera kryeministri Kurti theksoi se duhet të synojmë shkencën më të lartë të shqipes, kudo që janë shqiptarët, pasi ajo ështëtransformator i madh i shoqërisë dhe prodhues kulture. 

Ndërsa, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna tha se ky Seminar bartë më vete traditë të gjatë, duke nisur për herë të parë në vitin 1974. Ajo gjithashtu tha se, këtë vit bie në sy gërshetimi i bukur i traditës së seminarit dhe trajtimi i temave aktuale, sikurse janëlajmet e rreme.

Duke i përgëzuar organizatorët e Seminarit për punën e tyre në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqipe, zv/ministrja Maloku-Bërdyna tha se, MAShTI nuk ka hezituar të përkrahë këtë aktivitet me rëndësi ndërkombëtare.

Në anën tjetër, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti tha se, Seminari paraqet njërin ndër forumet më të rëndësishme i cili përdoret për të diskutuar dhe promovuar gjuhën dhe albanologjinë në përgjithësi. 

Ndërkaq, drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, tha se edicioni i këtij seminari është organizuar në kohë rekord, derisa shtoi se interesimi ka qenë shumë i madh.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare u vlerësua institucioni më i rëndësishëm i albanologjisë, i cili bashkon studiues të albanologjisë dhe studentë nga gjithë bota.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.