MASHT

EDHE NJË SHKOLLË E RE DO TË FILLOJË TË NDËRTOHET NË DOBËRDELAN TË SUHAREKËS

25 Korrik, 2019

25 Korrik 2019

Pas vënies së gurëthemelit për ndërtimin e shkollës së re në Vraniq të Suharekës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Heset Sahiti, zëvendësministrin e Administratës Publike, Sami Hajdaraj dhe kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj, kanë vënë sot edhe gurëthemelin për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “28 Nëntori” në Dobërdelan të kësaj komune.

“Kosova po ja kthen një borgj të madh Dobërdelanit dhe Suharekës. Në kohët më të vështira, nuk ka atdhetar që nuk ka lëvizur nëpër këtë fshat dhë keto familje çdo herë i kanë pasur dyert e hapura”, tha me këtë rast zv/kryeministri Limaj, ndërsa theksoi se kjo shkollë është një investim mbi  500 mijë euro nga Ministria e Arsimit dhe do t’i plotësojë nevojat e nxënësve.

Edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka uruar fshatin për shkollën e re dhe ka falënderuar zëvendëskryeministrin Limaj dhe Ministrinë e Arsimit për këtë investim.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.