Divizioni për Njohje dhe Informim Akademik –
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Njohje dhe Informim Akademik (NARIC) janë:
1.1. Ofron informata për statusin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe sistemin e arsimit në përgjithësi;
1.2. Ofron informata për qytetarët e interesuar për statusin e institucioneve të arsimit të lartë jashtë vendit;
1.3. Bën njohjen/barasvlerësimin e diplomave të arsimit të lartë dhe parauniversitar të fituara jashtë Kosovës;
1.4. Bën verifikimin e dokumentacionit shkollor (publik dhe privat) për nevojat e kandidatëve që shkollohen jashtë vendi;
1.5. Verifikon vlefshmërinë e diplomave sipas kërkesave të ENIC NARIC të shteteve përkatëse / ministrive përgjegjëse;
1.6. Verifikon diplomat e lëshuara nga institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë, me qëllim të përdorimit të asaj diplome jashtë Kosovës;
1.7. Bën planifikimin dhe zhvillimin e sistemeve softuerike për transformimin digjital të proceseve të punës.
Kumrije Gagica
Udhëheqëse e divizionit për njohje dhe barasvlerë
ud. Udhëheqëse në divizionin për njohje dhe barasvlerë dhe informim akademik
038/213-556 20103