MASHT

Ministria e Arsimit mbajti takimin e radhës me drejtorët e DKA-ve

6 Korrik, 2011

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë gjatë takimit të rregullt me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit ka nxjerrë konkluzionet se duhet të intensifikohet puna në përgatitjet për vitin e ri shkollorë 2011/ 2012, regjistrimi i nxënësve në klasat e para të bëhet konform konkursit dhe dispozitave që e rregullojnë këtë çështje, pranimi i kuadrove arsimore në të gjitha rastet të jetë konform Udhëzimit Administrativ19/2009, furnizimi me tekste shkollore të bëhet me kohë dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit të dërgojnë në ministri të gjitha shënimet të cilat i përkasin çështjes së arsimit.

Në emër të ministrit të Arsimit, Ramë Buja të pranishmëve u ka uruar mirëseardhje zëvendësministri për komunitete, Usmen Baldzi. Duke folur rreth çështjes së përfundimit të vitit shkollorë dhe përgatitjeve për vitin e ardhshëm, këshilltari politikë i ministrit Buja, RagipGjoshi ka theksuar se konkursi për pranimin e personelit të mësimdhënësve duhet të hapet me kohë dhe çështja e emërimit të drejtorëve të shkollave të bëhet në bazë të kritereve të nevojshme, ndërkaq ka bërë të ditur se licencimi i institucioneve parashkollore private është në fazën përfundimtare.

Këshilltari Gjoshi po ashtu ka bërë të ditur se çështja e mbishkrimit të hyrjes në shkolla do të rregullohet me anë të Udhëzimit Administrativ. Më tej, Gjoshi ka kërkuar nga drejtorët e DKA-ve që të përfillen procedurat dhe udhëzimet administrative për emërim të shkollave.

Sekretari i përgjithshëm i MASHT-it, Xhavit Dakaj pasi ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar në detaje problemet në arsim me të cilat ballafaqohen komunat, në kuadër të hapjes së procesit të liberalizmit të vizave ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit të dhëna të sakta rreth numrit të mësimdhënësve të punësuar dhe numrit të nxënësve të riintegruar në procesin mësimorë.

Drejtori i Departamentit të Zhvillimit, Agim Bërdynaj ka bërë të ditur se edhe në vitin shkollorë 2011/ 2012 do të bëhet furnizimi me tekste të reja për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, ndërkaq nxënësit e klasave nga e pesta në të nëntën do të furnizohen pjesërisht me tekste të reja, varësisht nga numri i regjistrave të cilët janë dërguar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.