Ministri Likaj priti Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari

03 Shtator 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, me të cilin ka biseduar rreth gjendjes aktuale në arsim dhe përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit shkollor 2020/2021 në rrethana pandemie.

Ministri Likaj e ka informuar Avokatin për të gjitha masat që janë ndërmarrë dhe për përgatitjet që janë në proces, në bashkëpunim me të gjithë akterët, në mënyrë që të ketë një fillim të mbarë të vitit shkollor.

Ndërsa, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari adresoi disa shqetësime për vështirësitë me të cilat po ballafaqohen qytetarë dhe kategori të caktuara të nxënësve, ndërsa theksoi gatishmërinë e këtij institucioni që të bashkëpunojë ngushtë me MASh.

Ministri Likaj falënderoi Avokatin e Popullit për kontributin e madh që po jep në shumë segmente dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim, në mënyrë që vështirësitë në të cilat hasin qytetarët e Kosovës në fushën e arsimit, të zgjidhen sa më shpejt.