MASHT

Ministri Buja prezantoi prioritetet e MAShT për 2012

21 Janar, 2012

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në një konferencë për media ka shpallur sot prioritetet e Ministrisë së Arsimit për vitin 2012.

Ministri Buja tha se prioritetet vjetore të punës së MAShT-it për vitin 2012 janë hartuar në mbështetje të prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për arsim, si dhe prioriteteve dhe objektivave të MAShT-it të përcaktuara në Planin Strategjik të Arsimit të Kosovës 2011-2016.

Gjithashtu, sipas ministrit Buja prioritetet janë mbështetur në buxhetin e paraparë për MAShT për vitin 2012, i cili është 18 për qind më i madh se vitin e kaluar, si dhe në parametrat arsimor të arritur në vitin paraprak, duke përfshirë edhe të gjitha programet, projektet dhe aktivitetet afatgjate.

“Objektivat tona përkojnë edhe me sfidat që dalin nga Raporti i Progresit, e që është detyrë e të gjithë neve që t’i adresojmë dhe realizojmë sa më pare”, ka thënë ministri Buja.

Ministri Buja po ashtu ka thënë se ky vit do të shënohet edhe më shumë aktivitete të ndryshme në shenjë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ministri i Arsimit ka falënderuar të gjithë mediat për përcjelljen korrekte të të gjitha aktiviteteve të zhvilluara në fushën e arsimit.


Prioritetet në Arsimin Parauniversitar

–    Avancimi i cilësisë në arsim

–    Botimi i Abetares së përbashkët

–    Shënimi i 100 aktiviteteve-simbolike për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar

–    Qasje gjithëpërfshirëse dhe e barabartë për të gjithë nxënësit gjatë 12 viteve të arsimit

–    Inkurajimi i të nxënit gjatë gjithë jetës

–    Forcimi i kapacitetit menaxhues dhe institucional të sistemit të Aftësimit dhe Arsimit Profesional – ngritja e Agjencionit përkatës

–    Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në përputhshmëri me Kornizën e Kurrikulës së Kosovës

–    Vazhdimi i aftësimit të mësimdhënësve dhe udhëheqjeve arsimore

–    Panairi ndërkombëtar i firmave ushtrimore

–    Sigurimi i teksteve shkollore për nxënësit e komuniteteve, veçmas për lëndët nacionale (gjuhë, histori, art muzikor dhe art figurative)

–    Fillimi i pilotimit të zbatimi të Kornizës së Kurrikulës sipas dinamikës së përcaktuar

–    Hartimi i Kurrikulave Bërthamë për nivelin i (Arsimi fillor), nivelin II (Arsimi i mesëm i ulët) dhe niveli III (Arsimi i mesëm i lartë)

–    Rishikimi dhe hartimi i planprogrameve për lëndë mësimore apo fusha kurrikulare.

–    Zbatimi i Kurrikulës së mësimit të Gjuhës rome si lëndë zgjedhore

– Organizimi i garave të matematikës në mbarë Kosovën

–    Përgatitjet për themelimin e Agjencionit për Vlerësim

–    Zhvillimi i mëtejmë i mësimit elektronik

–    Realizimi i aksionit shtetëror “Shkollë e pastër dhe e gjelbër “

Prioritetet në Arsimit e Lartë

–    Rifililimi i Shkollës së doktoratës në të gjitha njësitë akademike ku ekzistojnë kushtet

–    Integrimi i TIK-ut në zhvillimin e sistemit arsimor të Kosovës, përkatësisht krijimi i qasjeve të reja në mësimdhënie dhe mësimënxënie.

–    Nxjerrja e akteve nënligjore për të zbatuar Ligjin e ri të Arsimit të Lartë. Në këtë kontekts gjithashtu do të rishikohen edhe statutet e Institucioneve të Arsimit të Lartë në harmoni me ligjin e ri

–    Orientimi i programeve studimore drejt kërkesave të tregut të punës

–    Ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë, respektivisht hapja e programeve studimore me karakter rajonal dhe ndërkombëtar dhe shkëmbimi i përvojave akademike dhe kërkimore me vendet e rajonit dhe ato ndërkombëtare.

–    Fillimi i reformave në financimin e Arsimit të lartë, të cilat kanë për synim në radhë të parë ngritjen e performancës akademike, si dhe në zhvillimin dhe konsolidimin e institucioneve të arsimit të lartë, personelit akademik dhe kërkimit shkencor.

–    Rritja e pjesëmarrjes në Arsimin e Lartë


Shkenca

–    Zbatimi i Programit kombëtar të shkencës
–    Bursa vjetore për mobilitet afatshkurtër
–    Financimi i publikimeve
–    Përgatitja e projekteve për FP7
–    Monitorimi dhe vlerësimi i zbatushmërisë së projekteve shkencore për vitin 2012/13
–    Organizimi i “Javës së Shkencës në Kosovë”

Infrastruktura

–    Përfunimi i gjashtë objekteve të reja shkollore

–    Vazhdimi i punimeve në ndërtimin e 28 objekteve shkollore
–    Fillimi i ndërtimi të tri shkollave të reja 
–    Përfundimi i objektit të Fakultetit të Edukimit
–    Funksionalizimi i Objektit të Bibliotekës Universitare
–    Furnizimi me inventarin e nevojshëm shkollor të objekteve të reja
–    Miratimi i udhëzuesit për normat dhe standardet e hapësirave shkollore
–    Fillimi i ndërtimit të Shkollës model në bashkëfinancim me Bankën Botërore në Prishtinë
–    Në vitin 2012 pritet të fillojnë punimet me bashkëfinancim edhe në 4 objekte shkollore nëpër komuna.

Inspeksioni

–    Sigurimi i cilësisë në arsim përmes inspektimeve në të gjitha institucionet arsimore

–    Ngritja profesionale e stafit të këtij departamenti

–    Riorganizimi i inspeksionit: a) administrativ dhe b) pedagogjik -profesional

–    Mbikëqyrja dhe zbatimi i ligjeve dhe akteve nënligjore në të gjitha nivelet e shkollimit

–    Shtimi i numrit të inspektoreve

–    Licencimi i mësimdhënësve


Infrastruktura ligjore

–    Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore
–    Hartimi i draft-ligjit për Arsim dhe Aftësim Profesional 
–    Hartimi i draft-ligjit për Arsimin dhe Aftësimin e të Rriturve
–    Do të nxjerrjen 50 udhëzime administrative, që dalin nga Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.


Prioritetet buxhetore

–    Përgatitja e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2013-2015

–    Planifikimi i buxhetit të MAShT-it për vitin 2013

–    Monitorimi i ekzekutimit të buxhetit

–    Përgatitja e Planit Vjetor të PSAK-ut për vitin 2013

———-

Do të nxerren dhe botime të veçanta në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar

Po ashtu, MAShT për herë të parë, për punëtorët e dalluar në arsimin parauniversitar, do të ndajë çmimin “Shaban Jashari”, si dhe për punëtorë më kontribut të veçantë në arsimin e lartë ndan çmimin “Hasan Prishtina”

MAShT ka filluar të botojë edhe revistën e përmuajshme “Mësuesi i Kosovës”, e cila do të vazhdojë së botuari si dhe botime të veçanta për aktivitetet vjetore të MAShT-it.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.