MASHT

Ministri Buja merr pjesë në Forumin Botëror të Arsimit

19 Janar, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, udhëtoi sot për në Britaninë e Madhe, me ftesë të  sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, z. Michael Gove dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, z. David Willets, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit 2014, i cili mbahet në Londër nga 20 deri më 22 janar 2014.

Në këtë forum vjetor, në të cilin do të marrin pjesë ministrat e arsimit nga të gjitha vendet e botës, do të diskutohet për planet për vitin 2015: hartimin e politikave për dekadën e ardhshme, matjen, arritjet dhe iniciativat.

Viti 2015 është një vit i referimit për Qëllimet e Zhvillimit të Mileniumit të Kombeve të Bashkuara, prandaj nga ky forum pritet të reflektohet mbi progresin tashmë të arritur në arsim, të diskutohet për sfidat e tanishme dhe ato të parashikuara, si dhe të përcaktohen rrugët që do të ndiqen nga secili prej vendeve, për të adoptuar planet, politikat dhe strategjitë në dekadën në vijim.

Gjatë vizitës në Londër, ministri Buja do të ketë takime me ministrat e arsimit të shteteve më të zhvilluara, për të këmbyer përvojat e sistemeve më të avancuara ndërkombëtare të arsimit.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.