MASHT

Ministri Bajrami priti zëvendësministrin e ri të Arsimit, z. Agim Bërdyna

1 Korrik, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot zëvendësministrin e ri të Arsimit, z. Agim Bërdyna, i cili e ka pranuar sot detyrën pas emërimit të tij në këtë pozitë.

Ministri Bajrami i ka uruar mirëseardhje zv/ministrit Bërdyna dhe ka theksuar se përvoja e tij për një kohë të gjatë në politikat zhvillimore të arsimit, do ta fuqizojë edhe më shumë MAShT-in në realizimin e planeve zhvillimore për ngritjen e cilësisë në arsim.

Në anën tjetër, zv/ministri Bërdyna shprehu gatishmërinë për angazhimin e tij në realizimin e synimeve strategjike të MAShT.

Zv/ministri Bërdyna është emëruar në këtë pozitë si kandidat nga radhët e LDK-së. Deri para emërimit të tij zv/ministër i Arsimit, z. Bërdyna ka punuar për shumë vite në MAShT si drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar dhe ka dhënë kontribut të madh në proceset e rëndësishme për zhvillimin dhe reformimin e arsimit parauniversitar.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.