Arsimi i Lartë
Koordinimi dhe projektet
Detyra primare të DAL janë planifikimi dhe mbikëqyrja e zhvillimit të sistemit të arsimit të lartë. Për këtë qëllim DAL zhvillon plane e dokumente të politikave, standardeve e të procedurave të cilat ofrojnë zgjidhje sistemore të sfidave me të cilat ballafaqohet sistemi i arsimit të lartë.
Në punën e vet DAL bazohet në ligjin e arsimit të lartë (2003) dhë në Stategjinë e Arsimit të lartë ( 2005-2015) si dhe në dokumente të tjera relevante ligjore e nënligjore si statutet e institucioneve të bartësve privat e publik të arsimit të lartë, në udhëzime të ndryshme administrativ, rregullore etj.
DAL po ashtu kryen edhe funksione të tjera në shkallë kombëtare si:
- Themelimi i Agjencive dhe qendrave, këshillave të ndryshme arsimore në shkallë vendi
- Politika të reja për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Procesi i Bolonjës
- Zhvillimi i zbatimit të programeve të bashkëpunimit me vende të tjera;
- Njohja (nostrifikimi) i dokumenteve të fituara nga studime jashtë vendit (Komisioni i MASHT për Njohjen e Diplomave të fituara jashtë vendit);
- Verifikimi idokumentacionit të shtetasve tanë që duan të studjojnë jashtë vendit;
- Mbështet punën e organizatave të ndryshme studentore të qytetarëve tanë brenda dhe jashtë vendit etj;
Që nga viti 2004, në punën e vet DAL mbështetet në ekspertizën e Këshillit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë, i cili përbëhet nga njohësit më të mirë të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë. Ky këshill deri më tani ka këshilluar dhe ndihmuar në hartimin e Strategjisë së Arsimit të Lartë në Kosovë, në hartimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës, në organizmin e konferencave ndërkombëtare, në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e arsimit në shoqëri, e të tjera.
Koordinimi dhe projektet
Është konsoliduar plotësisht zyra e TEMPUS-it dhe janë përgatitur 15 projekte në harmoni të plotë me piroritetet strategjike të MASHT. Një numër i tyre është miratuar dhe ka filluar zbatimi i tyre. Po ashtu kanë vazhduar programet e bashkëpunimit për programet TEMPUS, Erasmus Mundus, IPA të miratuara më herët dhe programet e tjera mbështetëse për arsimin e lartë në Kosovë, si:
- Projekti multidimensional në mes të Austrisë dhe Kosovës
http://www.aei-austria-kosovo.com - Programi Finlandez për studime pasdiplomike në mbështetje të Fakultetit të Edukimit
www.formin.fi - Programi norvegjez për themelimin e Institutit të Gazetarisë (1.5 milion euro 2005 – 2006);
- Bashkëpunimi me zyrën amerikane në mbështetjen e UP
Prioritetet aktuale:
- Funksionalizimi i plotë i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës;www.akreditimi.org
- Funksionalizimi i Plote i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar në AL dhe Shkencë dhe Teknologji (QBNASHT-KCIRT)
http://www.aei-austria-kosovo.com - Funsksionalizimi i plote i Qendrës për njohje dhe nostrifikim
http://www.aei-austria-kosovo.com - Implementimi i Strategjisë së Arsimit të Lartë 2005 – 2015
- Hartimi dhe miratimi i udhëzimeve administrative për operacionalizimin e ligjeve të arsimit të lartë
- Vendosja e kritereve dhe dispozitave për financimin e arsimit të lartë dhe hartimi i ligjit për financimin e arsimit të lartë;
- Konsolidimi i sektorit privat të arsimit të lartë e të tjera.
Burim Gashi
Drejtor i departamentit të arsimit të larte
Tel: 038 211 012
burim.gashi@rks-gov.net
Mirushe Latifaj
Koordinatore për arsim të lartë privat
Tel: 038 211 667
mirushe.latifaj@rks-gov.net
Qamile Sinanaj
Udhëheqëse e divizionit për bashkëpunim ndërkombëtar në arsim të lartë dhe shkence
Tel: 038 211 924
qamile.sinanaj@rks-gov.net
Bekim Samadraxha
Udhëheqës i divizionit për zhvillim, monitorim dhe cilësi në AL
Tel: 038 213 948
bekim.samadraxha@rks-gov.net
Shpresa Mehmeti
Zyrtare administrative në (QKBNASHT)
Tel: 038 211 923
shpresa.mehmeti@rks-gov.net