MASHT

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

27 Janar, 2024

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë akademik, Feriz Krasniqi i cili dha kontribut të madh në lëmin e kërkimeve shkencore, në procesin arsimor-edukativ të shumë brezave, sigurimin e literaturës së nevojshme nga lëmi i biologjisë, zhvillimin institucional si dhe afirmimin e Universitetit të Prishtinës.

Ush­troi një varg funksionesh të ndryshme: një mandat ishte prorektor i Universitetit të Prishtinës, gjatë viteve 1973-1975 dhe dy mandate rek­tor i Universitetit të Prishtinës, gjatë periudhës 1975-1979. Gjithashtu kreu edhe disa funksione shtetërore, si deputet i Dhomës të Kom­beve të Kuvendit të dikurshëm Federativ dhe anëtar i Kryesisë së di­kur­shme të Kosovës.

Akademik Feriz Krasniqi botoi punime të shumta, mori pjesë në një sërë projektesh shkencore dhe ishte autor ose bashkautor i disa teksteve shkollore dhe universitare.

U nderua me shumë çmime dhe mirënjohje. Më 1975 u nderua me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit, çmimin “Naim Frashëri” për tekstin universitar “Sistematika e bimëve të larta me elementet e filogjenisë” të botuar në vitin 1985.

Në vitin 1995, Senati i Universitetit të Prishtinës ia dha titullin e nderit Profesor emeritus, për merita të veçanta në zhvillimin dhe avancimin e Universitetit të Prishtinës.

Në emër të MAShTI-t, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e bashkëpunëtorëve.

Pushoftë në paqe akademik Feriz Krasniqi.

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Last modified: 29 Shkurt, 2024