Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka pranuar vendimin për miratimin e ankesës kundër Gazeta 10, e cila është parashtruar në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.
MAShTI falënderon KMShK për miratimin e ankesës lidhur me publikimin e shkrimit me titull ““Air” Nagavci shpenzon 117 mijë euro për bileta të aeroplanit”, lajm i cili është në kundërshtim me kapitujt II (raportimi i së vërtetës) dhe IV (e drejta për t’u përgjigjur) të Kodit të Mediave.
Me këtë rast, KMShK ka konstatuar që media ka paraqitur para publikut një titull, i cili nuk flet për të vërtetën e shkrimit dhe po ashtu media nuk i ka ofruar palës mundësinë për tu deklaruar.
Pas njoftimit në lidhje me masat të cilat janë ndërmarrë ndaj mediumit në fjalë, MAShTI do të ndjekë rrugët ligjore për këtë çështje.
MAShTI pret nga Gazeta 10 që të kërkojë falje publike në lidhje me këtë shkrim.
Last modified: 29 Shkurt, 2024