MASHT

U SHËNUA DITA NDËRKOMBËTARE E MJEDISIT NË KOSOVË

5 Qershor, 2023

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, UNICEF në Kosovë, në bashkëpunim me Agjensionin Suedez për Zhvillim (SIDA) kanë organizuar debat me drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të të rinjve në Kosovë, me ç’rast u tha se, ndryshimi i zakoneve të të jetuarit dhe ndërgjegjësimi për ndotjen e ajrit do të kishte një ndikim edhe më të madh në rast se do të fillonte me nxënësit, për çka Ministria e Arsimit ka një rol të rëndësishëm.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se, të rinjtë tanë jo vetëm se janë të vetëdijësuar, por po vazhdon fuqishëm vetëdijësimi i tyre dhe sot derisa po shënohet kjo ditë, në shkollat tona janë duke u zhvilluar aktivitete vetëdijësuese sipas agjendës së gjelbër.

Duke folur për politikat arsimore dhe mundësitë që të rinjtë të aftësohen dhe të përgatiten për një mjedis të të shëndetshme, ministrja Nagavci theksoi se, në kurrikulat e Kosovës aktivitetet për mjedis të gjelbër janë të inkuadruara në kuadër të lëndës së biologjisë, edukatës qytetare dhe në disa lëndë zgjedhore.

Nagavci po ashtu bëri të ditur, se MAShTI në kordinim me ministritë e linjës është duke punuar që të ketë një qasje shumëdimensionale në këtë drejtim.

Për rëndësinë e mjedisit të pastër dhe ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë, folën edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shefja e Zyrës së UNICEF-it, znj, Nona Zicherman, zëvendësministri i Mjedisit, Avni Zogjani, zëvendësministri i Financave, Getuar Mjeku dhe deputetja Fitore Pacolli.

Last modified: 5 Qershor, 2023

Comments are closed.