Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve, përkrahjen e qeverisë italiane përmes projekteve të ndryshme, të cilat kontribojnë në përmirësimin e cilësisë në arsim në Kosovë.
Ministrja Nagavci dhe Ambasadori De Riu biseduan edhe rreth mundësisë së fazës së dytë të projektit Pedakos i cili javën e kaluar u përmbyll me sukses si dhe financimin e një projekti të ri në kuadër të shkollave profesionale të Kosovës nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë.
Projekti i prezantuar parasheh mbështeteje në zhvillimin e kurrikulave, ofrimin e trajnimeve për mësimdhënësit e shkollave profesionale që ofrojnë profile në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, grante dhe pajisje të nevojshme për zhvillimin e mësimit, si dhe mbështetje për konferencën për gratë në fushat STEM.
Ministrja Nagavci falënderoi Ambasadorin De Riu dhe tha se, se ky projekt është shumë i rëndësishëm duke qenë se në Kosovë tashmë ka filluar zbatimi i sistemit dual në katër profile dhe bashkëpunimi i shkollave me biznese po tregohet i suksesshëm.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/02/327966168-1628079970938814-8371768286643792360-n-1024x683.jpg)
Last modified: 14 Shkurt, 2023