Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka thirr sot në një takim Këshillin Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, për të diskutuar për gjendjen e krijuar dhe për mundësitë e tejkalimit të saj, ndërkohë që përshëndeti hapat që janë marrë nga Këshilli Drejtues dhe inkurajoi ata që të marrin hapa të tillë edhe në të ardhmen.
Ministri Buja, gjatë këtij takimi, ka kërkuar nga Këshilli Drejtues që në një afat sa më të shkurtër të dalë me plan konkret për tejkalimin e gjendjes së krijuar në Universitetin e Prishtinës, gjithmonë duke u bazuar në kompetencat ligjore që ka Këshilli Drejtues.
Në takimin, është diskutuar edhe për ndryshimin e Statutit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, kërkesë kjo e dalë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që është përkrahur edhe nga Këshilli Drejtues.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pret hapa të shpejtë në drejtim të zgjidhjes së të gjitha problemeve dhe shqetësimeve që janë shfaqur kohët e fundit në opinion dhe kërkon nga të gjithë akterët që të japin kontributin e tyre në drejtim të përmirësimit të situatës.
Last modified: 1 Shtator, 2022