MASHT

Shkolla e Gjelbër fituese e çmimit “Mjedis i gjelbër dhe i pastër në shkolla”

5 Qershor, 2014

Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Xhavit Dakaj i ka ndarë mirënjohje shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë, për ambient të gjelbër dhe të pastër.

Projekti “Mjedis i gjelbër dhe i pastër në shkolla”, është inicuar nga MAShT, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, më 22 prill të vitit 2011, me qëllim që të nxisë dhe sensibilizojë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët për ruajtjen e mjedisit, krijimin e ambientit të pastër e të shëndoshë në hapësirat shkollore dhe kudo në Kosovë.

Në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjes për shkollën fituese, sekterari Dakaj theksoi faktin se shpërblimi ndahet në shenjë të shënimit të 5 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Ambientit, si dhe promovimit të ambientit të pastër në shkolla.

Dakaj, inkurajoi stafin e shkollës për angazhim edhe më të madh në këtë drejtim, por edhe në mbarëvajtjen e procesit të mësimit.

Drejtoresha, Fahrije Retkoceri tha se, vendimi i Ministrisë së Arsimit për ndarjen e vendit të parë për ambient të pastër, ndihmon në angazhimin edhe më të madh sa i përket ruajtjes dhe promovimit të shëndetit në shkolla.

Shkollat tjera fituese të çmimit të dytë dhe të tretë janë: Gjimnazi “Chambridge School” në Pejë dhe SHFMU “Dëshmorët e Kombit, fshati Shqiponjë në Komunën e Gjakovës.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.