MASHT

Ministri Buja merr pjesë në takimin ministror të Platformës për AAP në Bruksel

18 Qershor, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin ministror të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Aftësim Profesional, i cili do të mbahet më 19 dhe 20 qershor.

Në këtë konferencë do të diskutohet për mësimdhënien në shekullin 21, edukimin dhe trajnimin e mësimdhënësve në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perësndimor lidhur me AAP dhe tema të tjera me rëndësi për këtë sektor të arsimit.

Ndërsa ministrat e Arsimit, do të raportojnë edhe për progresin e dy viteve dhe do të paraqesin rekomandimet kombëtare.

Po ashtu, gjatë dy ditëve sa do të zgjasë konferenca, do të diskutohet edhe për aktivitetet që do të realizohen në të ardhmen në kuadër të Platformës.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.