Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka dërguar tekstet e Abetares mbarëkombëtare edhe për fatosat shqiptar në Mal të Zi
Tekstet u dërguan në selinë e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi, në Ulqin, ku në emër të ministrit të arsimit , z. Arsim Bajrami, i dorëzoi Agim Berdyna, drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar , ndërsa i pranoi z. Genci Nimanbegu, kryetar i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi .
Agim Berdyna dhe z. Genci Nimanbegu , e vlerësuan këtë si një dhuratë të çmuar për të gjithë fatosat shqiptarë të Malit të Zi, të cilët tashmë do të kenë rastin që të mësojnë shkronjat e alfabetit në Abetaren përbashkët, njësoj si moshatarët e tyre kudo në trojet shqiptare.
Ceremonia e pranim dorëzimit zyrtar të teksteve u bë në Ulqin
Last modified: 31 Gusht, 2022