Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci- Demaj mori pjesë në punëtorinë lidhur me Rishikimin e Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore, në të cilën po diskutohen vërejtjet, sygjerimet dhe komentet e donatorëve të angazhuar në Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin Fillor në Kosovë.
Zëvendësministrja Statovci-Demaj, ka vlerësuar punën e grupeve punuese të këtij projektligji dhe i ka ftuar ata që bashkërisht të finalizojnë mendimet, për të ardhur deri te drafti përfundimtar i Projektligjit.
Zv/ministrja Statovci-Demaj, po ashtu e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm ndryshimin e Ligjit për Provimin e Maturës Shtetërore, sa i përket sigurimit të cilësisë në arsim.
Ndërsa, Dagmar Fuchs- Schmitz nga GIZ, bëri prezantimin e komenteve dhe vërejtjeve që janë ngritur nga partnerët e MAShT-it, ndërkaq theksoi se objektivi i kësaj punëtorie është mbledhja e komenteve në një dokument të vetëm, duke ofruar mbështetje për Ministrinë e Arsimit dhe Komisionin Parlamentar për Arsim.
Punëtoria për Rishikimin e Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore do të vazhdojë me punën në grupe, nga ku pritet të dalin edhe rekomandimet nga partnerët e MAShT-it.
Last modified: 31 Gusht, 2022