Dita e hënë (4 janar 2016) do të jetë ditë pushimi për nderë të festës së Vitit të Ri 2016.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), njofton se dita e hënë (4 janar 2016) do të jetë ditë pushimi për nderë të festës së Vitit të Ri 2016, ndërsa të martën (5 janar 2016) do të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2015/16 në të gjitha shkollat e Kosovës.
Duke qenë se në kalendarin shkollor, nga dita e hënë është paraparë fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015/16, për nderë të festës së Vitit të Ri 2016, MAShT njofton se dita e pushimit është zhvendosur në ditën e hënë.
Last modified: 30 Gusht, 2022