Ministri i Arsimimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së 52 studentëve finalist, fitues të bursave për studime master në kuadër të Programit të Lidershipit Transformues-Bursat dhe Partneriteti, të mbështetur nga USAID-i.
Kjo është gjenerata e tretë e studentëve tanë të cilët do të aftësohen në disa universitete amerikane, në fusha të ndryshme siç janë : Sundimi i Ligjit; Administratë Publike; Menaxhment; Ekonomi; Edukim; Inxhinieri; Sistem të Informatave, si dhe Studime Gjinore dhe Interdisiplinore .
Ministri Bajrami, me këtë rast ka uruar studentët finalist për këtë mundësi që kanë për t`marrur njohuri profesionale nga përvojat më të mira amerikane.
“Kjo është një ngjarje e rëndësishme për studentët dhe Kosovën, sepse këta të rinj përmes një përzgjedhjeje profesionale, tashmë kanë fituar qysh sot , gjysmën e betejës që ti bëjnë realitet ëndrrat e tyre për përgatitje profesionale, lidership të ri” tha ministri Bajrami
.
Ministri Bajrami, vlerësoi se ky është projekti më i rëndësishëm që Qeveria e Kosovës, ka realizuar në bashkëpunim me popullin amerikan dhe tha se do të ketë një impakt të fuqishëm në rritjen e kualitetit të cilësisë së arsimit të lartë .
Ndërsa shtoi ky partneritet do të kontribuoi në komunitetin akademik, në komunitetin e biznesit dhe në tërë reformimin e administratës.
Duke uruar studentët për suksese në arritjet e tyre profesionale , ministri Bajrami ndër tjera tha se kjo është një mundësi e mirë për ju dhe vendin tonë .
“Ëndrra e juaj për të marrë një edukim të avancuar, për tu kthyer në vendin tuaj dhe për të ndihmuar vendin tuaj në transformimin e përgjithshëm të demokracisë sonë të re, do të bëhet realitet. Ju të dashur studentë, do të keni një fat të madh që të shkoni në Amerikë dhe jo vetëm të arrini një edukim cilësorë por edhe të sjellni përvojat dhe filozofinë e të jetuarit në këtë shtet shumë të zhvilluar “, tha në fund ministri Bajrami .
Ndërsa James Hope , drejtor i programit të USAID-it në Kosovë , ndër tjera tha se Qeveria amerikane po vazhdon bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit dhe Universitetin e Prishtinës , ku përzgjidhen studentët e dalluar kosovarë nga të gjitha komunitetet për studime ne universitetet amerikane .
“ Ky program është i rëndësishëm për Kosovën, për transformimin e lidershipit dhe procese tjera zhvillimore të vendit tuaj” tha z Hope . .
Last modified: 30 Gusht, 2022