Falënderim
Me keqardhje pranova njoftimin për dorëheqjen e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu. Duke e kuptuar dhe respektuar drejt këtë vendim, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dëshiroj ta falënderoj prof. Zejnullahun për rolin dhe kontributin e dhënë gjatë rreth dy viteve të udhëheqjes së Universitetit të Prishtinës. Padyshim, që energjia dhe reformat e nxitura nga menaxhmeti i udhëhequr nga Rektori Zejnullahu me ekipin e prorektorëve të tij, duhet të zhvillohen dhe avancohen më tutje nga stafi akademik dhe studentët e Universitetit të Prishtinës.
Me respekt,
Prof. dr. Arsim BAJRAMI,
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Last modified: 30 Gusht, 2022