Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka pritur në takim përfaqësues të Korpusit Amerikan të Paqes, të prirë nga drejtori i Korpusit për Kosovë, z. Stephen Kutzy, me të cilët ka biseduar për punën e tyre në Kosovë.
Z. Kutzy e informoi ministrin Bajrami për punën e Korpusit të Paqes në Kosovë, respektivisht punën e 25 vullnetarëve të Korpusit nëpër shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, si dhe planet që kanë për të ardhmen.
Ministri Bajrami i falenderoi të gjithë vullnetarët amerikanë për kontributin që po japin, sidomos në shkollat e vendeve rurale, për mësimin e gjuhës angleze. Ai premtoi bashkëpunim dhe mbështetjen e parezervë të MAShT për punën e tyre.
Korpusi i Paqes ka ardhur në Kosovë me ftesën e presidentes së Kosovës në shtator të vitit 2013. Korpusi i Paqes është agjension i Qeverisë së SHBA-ve, i themeluar në vitin 1961 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, John Kennedy.
Last modified: 30 Gusht, 2022