MASHT

Ministri Bajrami merr pjesë në Forumin Botëror të Arsimit

19 Janar, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka udhëtuar sot për në Britaninë e Madhe, me ftesë të z. Rt Hon Greg Clark, Ministër për Universitete dhe Shkencë dhe z. Rt Hon Nicky Morgan, Sekretar i Shtetit për Arsim, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit 2015, i cili mbahet në Londër nga 19 deri më 22 janar.

Në këtë forum vjetor, në të cilin marrin pjesë ministrat e arsimit nga shumë vende të botës, do të diskutohen tema të ndryshme mbi arsimin dhe teknologjinë, si dhe mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet sfera e arsimit në përgjithësi.

Gjatë kësaj vizite, ministri Bajrami do të ketë takime edhe me homologë dhe përfaqësues të ndyshëm nga lëmia arsimore dhe shkencore nga shtete të ndryshme të botës, ndërsa do të vizitojë edhe Universitetin e Kembrigjit (University of Cambridge), për të parë nga afër zhvillimin dhe nivelin e arsimit, si model i dalluar dhe i njohur në përmasa botërore.

Ministri Bajrami gjithashtu do të takohet edhe me studentët kosovarë që studiojnë atje, për të vlerësuar vizionet e tyre për të ardhmen dhe kontributin në zhvillimin e Kosovës në përgjithësi dhe segmentin e arsimit në veçanti.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.