MASHT

Zëvendësministrja Statovci Demaj mori pjesë në hapjen e Panairit të Shkencës dhe Kulturës 2016

1 Qershor, 2016

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci Demaj ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Panairit të Shkencës dhe Kulturës 2016, të organizuar nga “Lëvizja Koha” me moton “Mësohu si t’i bësh gjërat, jo si t’i thuash”.

Pjesëmarrës në këtë projekt edukativo-arsimor të përkrahur nga Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës dhe Komuna e Vushtrrisë, janë shkollat e mesme të larta të Kosovës, si dhe shkollat e mesme të larta nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Me këtë rast, zëvendësministrja Statovci Demaj, tha se arsimi është fushë bazike në secilin shtet. “Në Republikëbn e Kosovës me aq shumë rini që kemi, është një obligim i madh që të mundësojmë arsimimin e gjeneratave të reja”

Zv/ministrja Statovci Demaj, po ashtu, theksoi edhe rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët në këtë panair, sepse tha se “shkenca është universale, por kultura na bashkon”.

Zv/ministrja e Arsimit tha se duhet të japim kontributin tonë që ky entuziazëm rinor të fokusohet dhe të arrijë ekselencën, sepse këta të rinjë janë liderët e së ardhmes tonë.

Panairi do të qëndrojë i hapur për tre ditë në Palestrën Sportive “Jeton Tërstena” në Vushtrri.

Last modified: 30 Gusht, 2022