MASHT

Zëvendësministri Mustafa mori pjesë në konferencën Lansimi i Platformës për Arsim dhe Trajnim për Vendet e Ballkanit Perëndimor

9 Mars, 2012

Një delegacion nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, i kryesuar nga zëvendës ministri, z. Nehat Mustafa, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Drejtoria Gjenerale për Zgjerim, Arsim dhe Kulturë e Komisionit Evropian në Bruksel e cila u mbajt në Danillovgrad të Malit të Zi dhe që për temë pati : Lansimi i Platformës për Arsim dhe Trajnim për Vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim, delegacioni i Kosovës, ishte pale e barabartë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, ndërsa, zëvendës ministri Mustafa pati një sërë takimesh me përfaqësues të vendeve të ndryshme. Delegacionet pjesëmarrëse kanë paraqitur përvojat më të mira në fushën e arsimit dhe edukimit.

Qëllimi i Platformës për Trajnim për vendet e Ballkanit Perëndimorë, është që të mundësojë integrimin e suksesshëm të vendeve kandidate dhe vendeve potenciale kandidate në kornizat e politikave të BE-së për arsim dhe trajnim. Në mënyrë për të ndihmuar tranzicionin e këtyre vendeve për pjesëmarrje në programet e BE-së në këtë fushë dhe për të mbështetur integrimin dhe bashkëpunimin me vendet anëtare të BE-së, planifikohen takime vjetore të niveleve të larta për:

– ofrimin e platformës rajonale për dialog në politikat e arsimit dhe trajnimit në interes të vendeve pjesëmarrëse, në të cilën do të prezantohen rezultatet përmes qasjes Metoda e Hapur për Bashkëpunim;
– diskutimin e agjendës 2020 për arsim dhe trajnim the prioriteteve të vendeve të rajonit;
– shkëmbimin e praktikave dhe përvojave të mira ndërmjet vendeve pjesëmarrëse;
– vlerësimin e ndihmës së BE-së në arsim dhe trajnim;
– identifikimin e nevojave tjera për mbështetje të EU-së;
– promovimin e bashkëpunimit rajonal;

Në këtë ngjarje kanë marrur pjesë përfaqësues të vendeve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Serbia, i cili proces është udhëhequr nga Brukseli ndërkaq delegacioni i Kosovës, ishte pale e barabartë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Ky lloj takimi i nivelit të lartë rajonal është mbajtur për herë të parë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për pjesëmarrje të Republikës së Kosovës në iniciativat dhe takimet rajonale, ku pjesëmarrja e të dy vendeve është përshëndetur edhe nga vet dy vendet në fjalë, por edhe nga Komisioni Evropian dhe vendet tjera prezente. Delegacioni i Kosovës ishte pale e barabartë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Gjate këtij takimi, zv.ministri Mustafa zhvilloi takime të ndara edhe me Drejtorin Gjeneral për Zgjerim, Arsim dhe Kulturë të Komisionit Evropian në Bruksel; Ministrin e Arsimit të Republikës së Malit të Zi ; zv.min e arsimit të Shqipërisë , si dhe përfaqësuesit e lartë të ministrive të arsimit të Kroacisë, Maqedonisë, Bosnje- Hercegovinës etj. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e arsimit.

Last modified: 29 Gusht, 2022