MASHT

Ministri Bajrami priti nxënësit fitues në Olimpiadën Shkencore “I -SWEEEP 2015” të mbajtur në SHBA

6 Qershor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti nxënësit e shkollës “Hasan Nahi”, të cilët ishin pjesëmarrës në Olimiadën Shkencore “I-SWEEEP 2015”, e cila ditë më parë u mbajt në ShBA, nga ku nxënësit e kësaj shkolle ishin fitues të dy medaljeve të argjendta.

Ministri Bajrami përgëzoi nxënësit fitues të kësaj gare shkencore dhe tha se kjo është një dëshmi se Kosova ka nxënës shumë inteligjentë, të cilët meritojnë një mësimdhënie cilësore.

Ministri Bajrami, duke theksuar rëndësinë që ka fryma garuese për ngritjen e cilësisë, tha se kjo frymë po promovohet në të gjitha shkollat e Kosovës dhe në të ardhmen do të kemi nxënësin më të mirë, mësimdhënësin më të mirë dhe shkollën më të mirë.

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të mbajtur në ShBA, ku kanë marrë pjesë nxënës nga 68 shtete nga gjithë bota, nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” kanë fituar medalje me dy projekte shkencore: “Pastrimi i ujërave të ndotura nga metalet e rënda dhe bakteriet me anë të membranave” dhe “Prodhimi i një plehu natyral nga përzierja e kërcellit të lulediellit të djegur me bohçat e pishës”.

Last modified: 29 Gusht, 2022