Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti një degelacion të zyrtarëve shtetëror të Gjermanisë nga qyteti Arnsberg, të kryesuar nga z. Gert Stuttgen, deputet në Parlamentin e Landit NRW. Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni gjerman ishte njohja me sistemin arsimor në Kosovë, si tregues për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Gjermanisë.
Ministri Bajrami me këtë rast ka falënderuar mysafirët, për mbështetjen e komunitetit shqiptar në Gjermani për mësimin e gjuhës shqipe atje dhe për përkrahjen e vazhdueshme që po i bëjnë arsimit në Kosovë.
Ministri Bajrami ka vlerësuar punën e mësimdhënësve shqiptarë në Gjermani, ndërsa shtoi se është në interes të vendit tonë që si shtet i ri të thellojmë bashkëpunimin edhe më tej me Gjermaninë, për të marrë përvojat më të mira dhe për t’ ia përeshtatur sistemit të arsimit në Kosovë, sidomos në sferën e arsimit dhe aftësimit profesional.
Delegacioni gjerman është duke realizuar një vizitë studimore në Kosovë dhe Shqipëri, me qëllim të njohjes së sistemit arsimor. Gjatë ditës së sotme zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, e njoftuan delegacionin gjerman për zbatimin e Kurrikulës së Re, të bazuar në kompetencë, me synim përshtatjes së nevojave të tregut të punës dhe rritjes së përhershme të cilësë.
Last modified: 29 Gusht, 2022