I nderuari kryetar Mustafa,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vrasjen e bashkëpunëtorit Tuaj dhe tonin, Remzi Salihu, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Z. Salihu nuk ishte vetëm bashkëpunëtor i Juaji për zbatimin e politikave në arsim!
Ai ishte një bashkëpunëtor i devotshëm në të gjitha proceset madhore, që janë zhvilluar dhe po vazhdojnë në drejtim të reformimit të sistemit arsimor në Republikën e Kosovës.
Si i tillë, ai do të mbahet mend për virtytet e tij njerëzore, për angazhimin profesional, për palodhshmërinë dhe ndershmërinë në punë.
Remzi Salihu do të mbahet mend si një njeri që tërë jetën e vet ia kushtoi arsimit!
Prandaj, ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Prof.Dr. Ramë Buja
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Last modified: 29 Gusht, 2022