Zëvendësministri i Arsimit z .Mevludin Krasniqi , zëvendësministri i Administratës Publike z .Hajrerdin Hyseni, dhe kryetari i komunës së Vitisë z . Sokol Haliti, kanë vënë gurthemelin e shkollës fillore të mesme të ulët “ Halil Alidema” në Pozhoran të Vitisë .
Me këtë rast zëvendësministri Krasniqi, është shprehur se ndjehet privilegjuar që ka rastin të vej gurin themeltar për ndërtimin e shkollës në Pozhoran, që me krenari e mbanë emrin e një burri të madh, një njeriu liridashës dhe arsimdashës,heroit te Halil Alidema .
“Janë shumë breza që kanë kaluar nëpër shkollat e Pozhoranit , shumë veteran arsimdashës e shumë kuadro që i kanë shërbyer Pozhoranit, Vitisë dhe gjithë Kosovës “ tha zv/ministri Krasniqi .
Në vazhdim, zv/ministri Krasniqi, duke uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e ndërtimit të shkollës së re, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar që të krijojë hapësira të mjaftueshme shkollore për mësimdhënie e mësimnxënie, andaj dhe kjo shkollë do të ketë hapësira të mjaftueshme dhe moderne për zhvillimin e procesit mësimor bashkëkohorë dhe ngritjen e cilësisë në arsim theksoi zv/ministri Krasniqi, i cili shtoi se krahas objektit shkollorë, do të ndërtohet edhe Salla e Sporteve, e cila gjithashtu do të jetë moderne dhe do të ofroi kushte optimale për edukimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive të nxënësve, tha zv/ministri Krasniqi.
Të pranishmit i kanë përshëndetur edhe zv/ministri Administratës Publike z. Hajredin Hyseni dhe kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti .
Shkolla fillore në Pozhoran ka filluar së punuari në vitin 1908 ndërsa aktualisht numëron mbi 600 nxënës .
Last modified: 29 Gusht, 2022