Të nderuar nxënës, mësimdhënës të të gjitha niveleve të sistemit arsimor. Të respektuar prindër!
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2011/2012, shfrytëzoj rastin që përzemërsisht t’ju uroj fillimin e këtij viti, me dëshirën më të mirë që të kemi suksese të vazhdueshme dhe të pandërprera!
Një urim të veçantë e kam për të gjithë ata që për herë të parë ulen në bankat shkollore: të kenë shëndetin e mirë, të kenë disiplinë të vazhdueshme dhe suksese të reja.
Uroj suksese të barasvlefshme me bashkëmoshatarët tuaj në Evropë.
Ju uroj nga zemra!
Ramë Buja
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Last modified: 29 Gusht, 2022