Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), z.Nehat Mustafa ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit është diskutuar shqytrimi i mundësive përmes të cilave Ministria e Arsimit mund të rris përfshirjen e numrit të studetëve nga Lugina e Preshevës në universitetet publike të Kosovës.
Zëvendësministri, Mustafa ka dhënë zotimet se Ministria e Arsimit do të bëjë të gjitha përpjekjet për sistemimin e të maturantëve të Preshevës në UP dhe UPZ.
Mustafa ka theksuar se, Ministria e Arsimit është e gatshme të ndihmoj në të gjitha format e mundshme arsimin e lartë dhe atë paraunivesitarë në Preshevë, duke ofruar trajnime në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore për klasat e para, etj.
Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa nga ana e tij ka vlerësuar lartë kontributin e MASHT-it në përkrahjen e vazhdueshme që po u jep të rinjve të Preshevës.
Last modified: 29 Gusht, 2022