Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, u informuan për vlerat e projektit “Gjuha Shqipe dhe Kompjuteri” si dhe projektin për digjitalizimin e procesit mësimor të cilin e ka përgatitur dhe e prezentoi Qendra për Edukim dhe Përparim QEP, Prishtinë – Tiranë.
Ragip Gjoshi, këshilltarë i ministrit për arsim tha se oferta është serioze ndërsa MASHT do të vlerësoi ende efektet pozitive që do të kishte një program i tillë si dhe do shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit por për këtë nevoitet kohë dhe mjete buxhetore. MASHT, në kuadër të proceseve zhvillimore të arsimit në Kosovë , e ka në program edhe mësimin elektronik. Për këtë qëllim janë duke u aftësuar mësimdhënësit për përdorim të programit ECDL- 7 nivelet.
Ndësa prezentuesi i projektit, Lulzim Shishanit, drejtor i QEP-së, tha se në këtë projekt është punuar disa vite, ndërsa gjuha shqipe është pasuruar edhe me 20 mijë fjalë të reja . Synimi është që të punohet me ekspertë të gjuhës shqipe që të kemi edhe 100 mijë fjalë apo shprehje të reja të përdorshme në kompjuter. Ai kërkoi pëlqimin dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit përkatësisht mbështetjen financiare edhe për projektin “ Digjitalizimi i procesit mësimor” E-Learning, i cili është i domosdoshëm dhe është në strategjitë zhvillimore të arsimit në Kosovë. Në kuadër të këtij programi është edhe “Abetarja” digjitale!
Sipas Shishanit, projekti “Gjuha Shqipe dhe Kompjuteri”, ofron mundësi drejtshkrimore, shpjegime elektronike, programin Windows në gjuhën shqipe, terminologji të informatikës etj . Ndërkohë që mbeten të hapura mundësitë e pasurimit, shtimit të fjalëve, përditësim i përgjithshëm i të dhënave në fushën e gjuhës shqipe.
Last modified: 29 Gusht, 2022