MASHT

Kumtesë

15 Shkurt, 2011

MASHT dënon aktin e shëmtuar të sulmit ndaj rektorit Rugova në ditën e kremtimit të 41 vjetorit të themelimit të UP dhe konsideron se veprimet e tilla tejkalojnë skajshëm kufinjtë e lirisë së shprehjes. MASHT vlerëson lart qëndrimin e përmbajtur, akademik dhe dinjitoz të rektorit Rugova ndaj aktit dhe kryerësve të tij.

MASHT është i perkushtuar që studentët të jenë pjesemarrës në proceset reformuese nëpër të cilat po kalon arsimi i lartë dhe UP, por edhe të marrin pjesën e përgjegjesise për zhvillimin dhe ruajtjen e imazhit të UP dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

MASHT kërkon që të mos përseriten skena të tilla dhe mbështet qëndrimin e parlamentit studentor, mësimdhënësve dhe strukturave të zgjedhura të UP në menaxhimin e kësaj situate.

Last modified: 26 Gusht, 2022