Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti në takim një delegacion nga Universiteti James Medison, i kryesuar nga rektori, z. Jonathan R. Alger.
Me këtë rast, ministri Bajrami ka folur për rëndësinë e arsimit të lartë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe sfidat kryesore në zhvillimin e tij, me theks të veçantë ngritjen e cilësisë, orientimin strategjik të arsimit të lartë drejt nevojave të tregut të punës dhe mënyrën e financimit të universiteteve publike.
Ministri Bajrami po ashtu ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit me universitetet amerikane përmes programeve të ndryshme, të cilat mundësojnë bartjen e përvojave të mira nga universitet prestigjioze.
Ndërsa, rektori i Universitetit James Medison, z. Jonathan R. Alger u shpreh se partneriteti mes Kosovës dhe universitetit “James Madison” do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen, me ç’ rast studentëve kosovarë do t’u krijohen mundësi për studime në këtë universitet dhe në universitete të tjera amerikane.
Me respekt,
Divizioni për Komunikim Publik
Tel: 038/ 213 065
Last modified: 26 Gusht, 2022