MASHT

Ministri Bytyqi priti shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

3 Tetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi,priti sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar për përkrahjen e BE-së në realizmin projekteve të ndryshme nëarsim, të cilat ndërlidhen me përmirësimin e cilësisë në arsim nëtë gjitha nivelet, zhvillimin e vazhdueshëm profesional tëmësimdhënësve dhe plotësimin e nevojave hapësinore për aplikimin e mësimit tërëditor.

Ministri Bytyqi e informoi Apostolovan me gjendjen e përgjithshme në arsim dhe aktivitetet e Ministrisë së Arsimit, të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me përmirësimin e kualitetit nëarsim, duke shprehur vendosmërinë për të quar përpara proceset e rëndësishme në këtë fushë.

Ministri Bytyqi, po ashtu e falënderoi zyrën e BE-së për mbështetjen e pakursyer përmes projekteve të shumta që kanë kontribuar dhe po ndikojnë në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë.

Në anën tjetër, Apostolova theksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Arsimit në përmirësimin e mëtejmë të sistemit arsimor. Apostolova po ashtu e uroi ministrin Bytyqi për performancën në Konferencën “Platforma e Ballkanit Perëndimor për Edukim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion”.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.