MASHT

MAShT ka mbajtur takimin e fundvitit me Donatorë

12 Nëntor, 2017

Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë , ka mbajtur sot takimi e fundvitit me Donatorët ,mbështetës të proceseve të arsimit në Kosovë për vitin që po e lëmë pas .

Ministri Bytyqi,  ka falënderuar  përfaqësuesit  prezent të  mbështetësve të arsimit për  ndihmën e dhënë  dhe gatishmërinë për të vazhduar edhe më tej me bashkëpunimin ,  me q`rast u shpreh se pa mbështetjen e vazhdueshme të Donatorëve ,, ne nuk do të kishim mundësinë  që  të realizojmë reformat  në arsimin e Kosovës  dhe të vazhdojmë me synimin që ta  përafrojmë atë  me vendet e Bashkimit Evropian .

Në vazhdim, Ministri Bytyqi ceku se me ndihmën e Komisionit Evropian janë realizuar shumë projekte përmes projektit IPA që nga viti 2007 e tutje , në sektor të ndryshëm të arsimit  siç është mbështetja për arsimimin e komuniteteve parmes bursave , investimet në kopshte për fëmijë , përmirësimin e punësueshmërisë përmes kualifikimeve profesionale , mbështetjen për pjesëmarrje në Erazmus +, rishikimin funksional të MAShT-it,  e shumë projekte tjera që do të realizohen edhe përmes IPA 2017  dhe IPA 2018 .

Ministri Bytyqi poashtu ka falënderuar Ambasadën Amerikane për përkrahjen Arsimit të Lartë përmes projektit Transformimi i Lidershipit, programin për këmbim akademik  FULLBRIGHT  dhe programe tjera të realizuara me sukses . Ndërkaq ka falënderuar edhe qeverinë gjermane për mbështetjen përmes GIZ-it me programin” Ngritja e kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Fillor”,  si dhe për fushatën e lansuar kohë më parë  “ Arsimi në dorën tënde “ etj. Ministri Bytyqi gjithashtu ka përmendur edhe kontributin e Bankës Botërore përmes “ Projekti për përmirësimin e Sistemit të Arsimit në Kosovë “  si dhe mbështetjen e Austrisë në sektorin e Arsimit të Lartë .

Ministri Bytyqi , gjithashtu ka falënderuar  vendet e Bashkimit Evriopian , Qeverinë Zvicërrane dhe Qeverinë Italiane që përmes projekteve siç është Seave dhe Children etj,  po  ndihmojnë  në edukimin ne fëmijëri të hershme si dhe fëmijët me nevoja të veçanta . Më tej Ministri Bytyqi ka falënderuar  edhe UNICEF-in, OSBE-në , UNDP, Ambasadën Franceze për mbështetje në realizimin e kurrikulave dhe shum projekteve tjera arsimore në vend . 


Në zhvillimin e arsimit në Kosovë , kanë ndihmuar edhe Qeveria Angleze , Holanda, Kroacia, Sllovenia Japonia e të tjerë , të cilëve do t`u jemi mirënjohës për gjithmonë dhe me të cilët do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më tutje tha në fund Ministri Bytyqi .

Të pranishmit i ka përshëndetur Stergios Tragoudas ,nga  Zyra e  Komisionit Evropian në Kosovë- sektori i edukimit , i cili  ndër tjera tha se është me rëndësi që të  jemi të përgatitur, që të fokusohemi për bashkëpunim të ngushtë në aspektin e përfitimit të programeve  IPA 2018, me të cilin parashikohet që të mbështetet fuqishëm  sektori i arsimit .


Boris Scharlovski udhëheqës i GIZ-it gjerman për Kosovë, tha se gjatë vitit që shkoi kemi pasur qasje konstruktive dhe bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Arsimit. Ai përmendi rezultatet e PISA 2015 dhe mobilizimin e MAShT-it në përmirësimin e situatës dhe cilësisë në arsim. Scharllovvski po ashtu tha se do të vazhdojmë edhe më tutje të mbështesin MASHT-in në angazhimet  tjera për të shtuar se qeveria gjermane është e interesuar të mbështesë  procesin e sistemimit të të riatdhesuarve në sistemin e arsimit në Kosovë. 


Ndërkaq James Mugaju,përfaqësuesi i UNICEF-it në Kosovë , tha se  shprehin  gatishmërinë dhe dëshirën që të mbështesim edhe më tutje proceset e arsimit në Kosovë, me fokus arsimimin  në fëmijërinë e hershme që është edhe në përputhet edhe me orientimet  dhe synimet e Komisionit Evropian. 


Në këtë takim folën edhe përfaqësues të donatorëve të tjerë të cilët gjithashtu falënderuan menaxhmentin e MAShT për bashkëpunim të ngushtë dhe shprehën gatishmërinë  me qëllim që së bashku të bëjmë më të mirën për arsimimin dhe edukimin e të rinjve në Kosovë.

Last modified: 25 Gusht, 2022