MASHT

Ministri Bytyqi priti në takim kryetarin e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta

22 Dhjetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim kryetarin e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, Agim Vatovci, me të cilin kanë biseduar për punën që po bënë kjo shoqatë në rregullimin e statusit të kësaj kategorie të shoqërisë dhe sfidat me të cilat përballen në punën e tyre.

Ministri Bytyqi ka ofruar përkrahjen e Ministrisë së Arsimit për personat me nevoja të veçanta, duke siguruar arsim dhe aftësim konform ligjit dhe dokumenteve të cilat garantojnë këtë të drejtë themelore për secilin dhe zbatimin e plotë të politikave arsimore të gjithëpërfshirjes.

Nga ana tjetër, Agim Vatovci, kryetari i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, ka falënderuar ministrin Bytyqi për vënien në prioritet të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke krijuar kështu mundësi të barabarta për të gjithë.

Last modified: 25 Gusht, 2022