Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur Ambasadorin, Stefan Estermann dhe përfaqësuesit e projektit SEEIIST (Instituti Ndërkombëtar i Evropës Juglindore për Teknologji të Qëndrueshme), si nikoqire e takimeve të kësaj nisme rajonale që ka për qëllim përafërimin dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e shkencës, inovacionit dhe transferit të dijes e teknologjisë në mes të vendeve të Evropës Juglindore, përmes diplomacisë shkencore.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/06/289191558_385528483606524_907935556014105041_n-1024x682.jpg)
Projekti SEEIIST ka si pikësynim ndërtimin e një Instituti hulumtues mbarë-rajonal për trajtimin e kancerit me Hedron Terapi, që është një metodë e re për rajonin tonë. Kjo nismë e Institutit CERN në Zvicër, vazhdon të mbështetet nga Qeveria zvicerane dhe Komisioni Evropian.
Ministrja Nagavci, me këtë rast ka theksuar përkushtimin dhe mbështetjen e MAShTI për këtë nismë, në vijim të angazhimeve të Qeverisë sonë për zhvillimin e mëtejmë të punës shkencore-hulumtuese dhe të teknologjisë në vendin tonë.
Nagavci gjithashtu tha se, mirëpret shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me vendet e rajonit dhe me gjerë.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/06/289232900_385528506939855_4931140362368410589_n-1024x768.jpg)
Last modified: 18 Qershor, 2022