Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, nxënësit tonë të shkollës së mesme profesionale në Kaçanik, Shaban Burrniku.
Shabani ishte një i ri që po e priste shkolla e universiteti, që po e priste e ardhmja. Por, për fat të keq ai u nda nga jeta në moshën 17 vjeçare, për t’iu lënë juve dhembjen dhe kujtimet, e Kaçanikun dhe Kosovën pa një djalë të mirë e energjik.
Tragjedi si kjo, na lënë dhembje e kujtime përgjithmonë! Prandaj, ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Shabani u prehtë në paqe!
Last modified: 10 Nëntor, 2022