02 Qershor 2020
E nderuara familje Halimi dhe Zagragja, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e bashkëpunëtores sonë të çmueshme, inspektores së arsimit znj. Besa Halimi – Zagragja.
Znj. Halimi – Zagragja ka dhënë kontribut të rëndësishëm si inspektore e arsimit duke qenë përherë e përkushtuar për fuqizimin e institucioneve arsimore dhe ngritjen e cilësisë së sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Kosovës.
Vdekja e znj. Halimi-Zagragja është humbje e madhe për familjen, për kolegët, për miqtë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe në emrin tim, ju shpreh Juve familje Halimi dhe Zagragja ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Me respekt,
Hykmete Bajrami
Ministre
Last modified: 8 Qershor, 2022