04 Mars 2021
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe zëvëndësministri Xhavit Rexhaj, pritën sot në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë, shkelqësinë e tij Nicholas Abbott dhe znj. Mimoza Gojani udhëheqëse për programe, ekonomi dhe qeverisje. Ministri Likaj falënderoi Ambasadorin Abbott për përkrahjen e vazhdueshme që Britania e Madhe e ka dhënë në fushën e arsimit veçmas në kohën e pandemisë, ndër të tjera përmes “SDAK- Strategjia për Digjitalizimin e Arsimit në Kosovë 2021-2026” dhe projektin “Shkollat e Shekullit XXI”.
Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott theksoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se Ambasada Britanike do të jap kontribut në fusha të caktuara për të përmirësuar cilësinë e arsimit në Kosovë.
Me këtë rast i dorëzoi Ministrit Likaj, draftin final të strategjisë së digjitalizimit (2021-2026) duke theksuar se pandemia COVID-19 ka dëshmuar se sa i rëndësisshëm është digjitalizimi i arsimit si proces.
Last modified: 8 Qershor, 2022