Na pikëlloi pa masë lajmi se nxënësi Yll Ramadani humbi jetën dje në një aksident. Lajme të tilla sjellin dhimbje e trishtim, aq më tepër që, bashkë me Yllin humbën jetën edhe tre antarë të familjës së tij.
Ylli sot do të duhej të ishte i ulur në bankën e tij në klasën e katër të shkollës “Emin Duraku” në Shtime dhe fakti se shkolla mbanë ditë zie për të, është i dhimbshëm për secilin nga ne, sepse humbëm një djalë dhe një nxënës të dashur.
Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me Ju, e dashur familje Ramadani, shoqe e shokë të klasës së Yllit dhe të gjithë mësuesve e nxënësve të shkollës “Emin Duraku”.
Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta!
Ylli pushoftë në paqen e përjetësisë!
Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Last modified: 7 Qershor, 2022