MASHT

ZGJEROHET MBËSHTETJA FINANCIARE PËR STUDENTET VAJZA/GRA NË FUSHAT STEM EDHE PËR VITIN E DYTË DHE TRETË

20 Tetor, 2021

20 Tetor 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka marrë vendim që të zgjerohet mbështetja financiare për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM)edhe për vitin e dytë dhe tretë.

Me këtë rast, është zgjatur edhe afati për aplikim në këtë thirrje deri më datën 31.10.2021 në ora 16:00. 

Kjo thirrje për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat STEM në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, tani përfshinë të gjitha vajzat /gratë nga viti i parë deri në të tretin sipas aneks-listës së programeve të publikuara në këtë vendim. 

Po ashtu, duke u mbështetur në kërkesën e parashtruar nga Fakulteti  i Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës për përfshirjen e programit Komunikacion dhe Transport u vendos për përfshirjen e këtij programi në aneks listën e programeve të përshtatshme për aplikim. 

Lista e fitueseve do të publikohet pas përmbylljes së procesit të përzgjedhjes.

Më poshtë gjeni vendimin: https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/10/vendim-nr-317-01b-per-mundesin-e-aplikimit-mbeshtetje-financiare-per-st-1-1.pdf

Last modified: 7 Qershor, 2022