MASHT

SHKËMBIM PËRVOJASH MES KOSOVËS, SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË SË VERIUT PËR TEKSTET SHKOLLORE

23 Nëntor, 2021

23 Nentor 2021

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, së bashku me një delegacion nga Kosova, ka vizituar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimeve që janë zhvilluar në të dyja shtetet, është diskutuar rreth përvojave të mira dhe sfidave me tekstet shkollore, reflektime këto që po ndihmojnë procesin e draftimit të Projektligjit për tekste shkollore dhe materiale mësimore në Kosovë. 

Zëvendësministrja Maloku Bërdyna, ka theksuar se shkëmbimi i praktikave është i një rëndësie të veçantë, pasi që mundëson gjetjen e zgjidhjeve më të mira dhe lehtëson punën në këtë drejtim.

Po ashtu, në takimet e realizuara, është diskutuar edhe për planprogramet mësimore dhe digjitalizimin e sistemit arsimor si domosdoshmëri e kohës.

Në këto takime, zv/ministrja Maloku Bërdyna ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe MAShT-it për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit dhe për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Vizitat janë realizuar nga Instituti EdGuard në kuadër të projektit KosEd: “Përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të lartë”.

Last modified: 7 Qershor, 2022