MASHT

SYNOHET AVANCIMI I TRAJTIMIT TË ÇËSHTJEVE TË SHËNDETIT MENDOR NË KUADËR TË POLITIKAVE ARSIMORE

11 Dhjetor, 2021

11 Dhjetor 2021

Rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional me synim avancimin e trajtimit të çështjeve të shëndetit mendor në kuadër të politikave arsimore dhe institucioneve edukativo-arsimore, ka qenë temë në takimin që ka pasur ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja Edona Maloku, me Shefen e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, Prof. Asoc. Dr. Zamira Hyseni Duraku dhe drejtorin e Institutit të Psikologjisë, Prof. Dr. Aliriza Arënliu.

Gjatë takimit është biseduar edhe për avancimin e rolit të psikologut të shkollave dhe realizimin e ndërhyrjeve me bazë në evidencë shkencore. Për më shumë, është diskutuar për rëndësinë e ndërhyerjeve në bazë të nevojave të identifikuara të shkollave dhe matjet e efikasitetit të këtyre intervenimeve.

Të dy palët janë pajtuar se trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor, dhe avancimi i mbështetjes së nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve në këto aspekte është i rëndësishëm për të avancuar cilësinë e edukimit në vend dhe krijimin e programeve të qëndrushme.

Last modified: 6 Qershor, 2022

Comments are closed.