Ministri Bytyqi priti ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar

14 Mars 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, me të cilin ka biseduar për çështje të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin mes dy ministrive në fushën e arsimit.

Në këtë takim është diskutuar edhe rreth Projektligjit për Pagat që është duke u përgatitur nga MAP dhe kontributin që do të japë MAShT në përgatitjen e këtij Projektligji sa i përket pagave të punonjësve në sektorin e arsimit.

Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë që MAShT të ndihmojë në këtë proces, në mënyrë që Projektligji për Pagat të finalizohet sa më shpejt.