MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në 3 vjetorin e themelimit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj

29 Maj, 2017

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami mori pjesë në 3 vjetorin e themelimit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj, me ç’rast pa nga afër edhe ekspozitën e hapur me punime të studentëve të këtij Universiteti të cilat për temë kishin dizajnin e brendshëm.

Me këtë rast ministri Bajrami ka përgëzuar menaxhmentin e këtij Universiteti dhe studentët për sukseset  e dëshmuara, që për një kohë të shkurtër  bënë që ky Universitet , të konsiderohet si  një nga institucionet më të mira të arsimit të lartë  të vendit. 

“Para disa vitesh ne kishim një ëndërr, dhe kjo ëndërr u be realitet me themelimin e Universitetit të Ferizajt  më të cilin sot ndjehemi krenar të gjithë . Resursi kryesor i vendit janë rinia për të cilën kemi detyrim të punojmë e krijojmë kushte të mira shkollimi, ndërsa modeli i këtij institucioni është model i vendeve të zhvilluara evropiane , ku ndërlidhet teoria me praktikën “,  tha ministri Bajrami.



Në vazhdim ministri Bajrami tha se, ndjehet mirë që pa nga afër punimet e shkëlqyeshme të këtij Universiteti, të cilat për temë kishin dizajnin e brendshëm të hapësirave të objekteve të biznesit, të institucioneve, të banimit e të tjera.

“Me kreativitetin e prezantuar përmes këtyre punimeve, ju studentë të dashur edhe një herë po dëshmoni se jeni me talent të veçantë dhe se në të ardhmen çdo kompani e biznesit do të ketë kënaqësinë që ju të jeni pjesë e saj. E pse jo ju patjetër do të jeni të zotë të jeni lider të së ardhmes, të krijoni bizneset e juaja, të jeni menaxher të suksesshëm” u shpreh ministri Bajrami.



Në vazhdim, ministri Bajrami tha se Universiteti i Shkencave të Aplikuara për specifikën që e ka , programet dhe hapësirën , nuk dallon aspak nga ato të vendeve evropiane dhe së shpejti do të  ketë edhe programe për master  dhe një ditë ky Universitet do të jetë  gjenerator i zhvillimit ekonomik  të qytetit të Ferizajt dhe Republikës së Kosovës.

Rektori i këtij Universiteti z .Agron Bajaraktari , ka falënderuar ministrin Bajrami dhe Ministrinë e Arsimit,  për mbështetjen që i ka dhënë këtij institucioni për themelimin dhe konsolidimin e tij .

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.