MASHT

Komunikatë

16 Janar, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, merr vendim që nesër, në të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të Republikës së Kosovës, ora e parë e mësimit ti kushtohet figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skëndërbeu.

Vendimi i ministrit Bytyqi është marrë në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut,  me emrin e të cilit lidhet një epokë e tërë historike.

Ndryshe, me rastin e shënimi të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme kulturore, si dhe është nxjerrë kalendari për vitin 2018 me motive për figurën e Skënderbeut.

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

Tel: 038/ 213 065

www.masht.rks-gov.net 

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.